Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi
Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në Tivar, të Malit të Zi.
Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.
Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiç Vuçiniç për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.
“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të mësohet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.
Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.
Fraksion.com