AktualitetPolitikëTë fundit

Zhulali: Dyshime që vizita e Blinken u sponsorizua nga Soros si qokë për Edi Ramën

Ilda Zhulali, Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike të grupimit të Sali Berishës, thotë në “Open” në News 24, se ka dyshime që vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken të jetë sponsorizuar nga Aleks Soros.

“Investimi më i madh ndërkombëtar i Edi Ramës është marrëdhënia e tij me Soros dhe Soros është donatori më i madh i fushatës së demokratëve në Amerikë. Dimë që Aleks Soros është vizitori më i shpeshtë në Tiranë, në zyrën e kryeministrit, në samitet ku merr pjesë kryeministri dhe ai është pjesëmarrës dhe investohet për të siguruar pjesëmarrjen e të tjerëve. Shpesh e kemi ngritur pyetjen se çfarë përfaqëson ai në pjesëmarrjen në samite.

Ai nuk përfaqëson linjën zyrtare amerikane. Ai ka pjesën e vet të filantropisë. Nuk kemi marrë përgjigje se çfarë përfaqëson ai në këto takime zyrtare. Dyshimi është që edhe kjo vizitë të jetë sponsorizuar prej tij për t’i bërë një qokë dhe një nder Edi Ramës për sa kohë, Rama është në pikët e vet më të ulëta për shkak të korrupsionit që ka shpërthyer në të gjitha përmasat”, tha Zhulali

Fraksion.com