AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Rama: Pa SHBA s’do të kishte shtet të pavarur të Kosovës, të mos bëhet asnjë hap pa u konsultuar me aleatët strategjikë

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, apeloi që Kosova të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar dhe koordinuar me aleatët strategjikë.

Rama deklaroi se “nxisim dialogun e pazëvendësueshëm mes Kosovës e Serbisë”.

“Shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk të kishte shtet të pavarur të Kosovës. Nga veprimet e pakonsultuara dhe të pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, por jo e ardhmja”, deklaroi Kryeministri.

Siç dihet Shqipëria ka një shtrije të dorës së miqësisë në të gjitha vendet e rajonit. Ne do të investojmë që rajoni të shkojë përpara së është në interesin e popullit tonë që ta shikojmë bashkimin me Europën një bashkim që mishëron vlerat e komunitetit të shteteve të vendeve demokratike dhe sigurisht e kemi nxitur dhe vazhdojmë ta bëjmë dialogun e pazëvendësueshëm me Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetëse e Kosovës dhe përmbushje të…

Është mirë që asnjëherë shqiptarët, duke nisur nga shqiptarët e Kosovës që pa SHBA-në nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Nëse interesi i SHBA-së në këtë rajon, për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë nuk është një interes i dorës së dytë, as i ndarë në çfarë do aspekti interesi ynë Shqipëri dhe Kosovë për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe prosperitet për gjenerata të tjera. Padiskutim ne ndjehemi të keq ardhur sa herë shohim hapa mbara dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë këtij dialogu, ne jemi të vetëdijshëm për plagët e një tragjedia jo shumë të lagët për ata që jetojnë në Kosovë.

Dua të përsëris thirrjen për autoritetin e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë sepse është në radhë të parë në interesin e tyre dhe pastaj të aleancës sonë. Nga veprimet e pakonsultuara mbase mund të fitohen disa vota sot për sot duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme, por nuk fitohet e ardhmja”, deklaroi Rama.

 

Fraksion.com