AktualitetPolitikëTë fundit

Rama i uron mirëseardhjen Blinken-it: Çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta me ju

 Kryeministri Edi Rama falënderoi sot Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për vizitën në Tiranë.

Dy zyrtarët e lartë morën pjesë tek Piramida e Tiranës, tashmë qendra më inovative në rajon, në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

Në takimin me të rinjtë dhe të diplomuarit me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”, Rama u shpreh se, “diktatori ynë për të cilin kjo Piramidë u ndërtua dhe për të cilin u dedikua si tempull i përjetshëm po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’ju luftuar. Ai na mësoi që t’ju urrenim”.

Por, shtoi Rama, “sot ne ju mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë”.

Rama shtoi se, “ky tempull sot i zgjeron horizontet e rinisë sonë”.

“Në emër të gjithë shqiptarëve ju uroj mirëseardhjen dhe ashtu siç shkruan ligji ynë  500 vjet përpara “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe çelësat e shtëpisë tonë janë duar të sigurta me ju dhe ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku ynë dhe të lutem të kini parasysh se ne mund të mos jemi aq të mëdhenj si vendet e tjera që vizitoni ju dhe mund të mos jemi aq të pasur, por ne jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera mund të jenë”, tha Rama.

 

Fraksion.com