AktualitetPolitikëTë fundit

Për ne janë të rëndësishme investimet amerikane”, Rama në konferencë me Blinken: Sekretari mund të dëshmojë që turistët duhet ta vizitojnë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë në Tiranë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përmendi edhe një sektor shumë të rëndësishëm në Shqipëri, turizmin.

“Bashkëpunimi bilateral, një bashkëpunim i pandërprerë që po merr përmasa edhe ekonomike. Për ne është e padiskutueshme nevoja dhe e investimeve amerikane në Shqipëri, si një dëshmi, jo vetëm e kësaj marrëdhënie por edhe e vetëdijes për potencialin që Shqipëria ka, në sektorë shumë kritikë për botën e sotme, në këtë rast rajonin, si sektorin e energjisë. Administrata amerikane është e angazhuar për të mbështetur programet e energjisë së gjelbër dhe në këtë aspekt janë një partner i dëshiruar dhe shpresojmë që ky proces do të shtyhet tutje. Ne besojmë që që Shqipëria është një vend, që Sekretari mund ta dëshmojë, që turistët amerikanë ta vizitojnë. Në një vend shumë të vogël pa bërë orë të tëra rrugët mund të gjejë gjithçka nga bukuritë e natyrës, si nga bora e maleve deri te deti”, tha Rama.

 

Fraksion.com