Meghan Markle vjen me një podcast të ri pas dështimit në Spotify
Meghan Markle ka arritur një marrëveshje të re për një podcast tetë muaj pas largimit nga Spotify.
42 vjeçarja e konfirmoi lajmin për median, duke thënë në një deklaratë: “Jam krenare që tani mund të ndaj që po bashkohem me ekipin brilant në Lemonada për të vazhduar dashurinë time për podcasting.
Të jesh në gjendje të mbështesësh një kompani të themeluar nga femrat me një listë të podkasteve është një mënyrë fantastike për të nisur 2024-ën.
Plani ynë është për të ripublikuar Archetypes në mënyrë që më shumë njerëz të mund të kenë qasje në të, si dhe të lançojmë një podcast të ri dinamik. Unë jam shumë e etur që të mund ta ndaj së shpejti dhe jam shumë e lumtur që i bashkohem familjes Lemonada.”
Megjithatë, nuk janë publikuar detaje të mëtejshme rreth podcast-it.
Fraksion.com