Life StyleTë fundit

Dea: Më nxori Ori sepse nuk u lidha me Fationin

Dea Vieri u eliminua prej garës së ‘BBV3’ në ‘Prime-n’ e kaluar. Ajo qëndroi brenda shtëpisë për një periudhë të shkurtër kohore, por nuk ishte pjesë aktive e shtëpisë dhe kjo gjë siç duket e ‘penalizoi’ atë.

Blogerja më pas publikoi një video në rrjetet sociale, ku i përgjigjej pyetjes së shpeshtë të ndjekësve se pse doli nga “Big-u”. Videon ajo e shoqëroi me një ‘sound’ ku thoshte: “Pse dola? Dola! S’është ndonjë gjë interesante”.

Por ajo çfarë ra në sy të të gjithve ishte një replikë e saj tek një person i panjohur ku thoshte: ‘Më nxorri Ori se nuk u lidha me Fationin sa për show’ , shoqëruar kjo me një emoji të mërzitur.

A është ky një thumb i drejtpërdrejtë për Orin?

 

Fraksion.com