Blinken zbulon arsyen se përse nuk takoi asnjë përfaqësues nga opozita
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë arsyen se përse zgjodhi që të mos takonte asnjë përfaqësues nga opozita.
“Në fakt kam pasur mundësi për tu takuar me një sërë njerëzit, kam takuar dhe disa prej personaliteteve kyç të reformës në drejtësi dhe një grup të rinj dhe kur të kthehem nga darka që i detyrohem, do të kemi mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare, kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë”, tha Blinken.
Ndërkohë, Blinken tha se përurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është një tregues i rëndësishëm i angazhimit të Shqipërisë për aleancën dhe e kundërta. Sa i përket bazës detare në Durrës, për të cilën qeveria shqiptare është ofruar, Blinken tha se vijojnë negociatat.
“Së pari kanë kaluar 15 vjet që kur Shqipëria është bërë aleate e NATO dhe fakti që do të përurohet baza ajrore e Kuçovës kjo është një mënyrë e rëndësishme për të theksuar angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO dhe e kundërta. Ndërsa kur bëhet fjalë për bazën detare do e diskutojmë, për sa i përket aseteve të tjera që janë të blera për aleancën”, përfundoi ai.
Frsksion.com