AktualitetPolitikëTë fundit

Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, Haxhiu: Lajm i keq për Lulzim Bashën

Sekretari Amerikan të Shtetit, Antony Blinken vizitoi sot Tiranën, duke zhvilluar takime me kreun e shtetit Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, por nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës

Për analistin Baton Haxhiu mungesa e takimeve të Blinken me përfaqësues të opozitës është një lajm i keq për Lulzim Bashën.

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se mospërfshirja e tij në agjendën e takimeve të Blinken, tregon se Basha po e humb “peshën” si përfaqësus i opozitës.

 “Për faktin që zotin Meta dhe zotin Basha, për faktin që të dy u ekskomunikuan tregon që zoti Lul Basha duhet të jetë i kujdesshëm se po e humb peshën e njeriut të opozitës. Për faktin që më nuk është në terren për t’u angazhuar për atë që është thirrur. Shmangia e Bashës është esencialisht lajmi më i keq i kësaj opozite për arsye se konsiderohet që opozita është e dëmtuar seriozisht me ambiciet e saj për pushtet”, tha Haxhiu.

Ndër të tjera shtoi se bashkë me Sali Berishën, edhe Ilir Meta ka probleme serioze me Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).

“(Blinken) Nuk e takoi për arsye se gjithashtu, edhe Berisha edhe Meta kanë probleme serioze me Departamentin e Shtetit dhe kjo është evidente.

Nuk ndodh që një Sekretar Shteti përveçse rasti siç është ky që mos ta takojë opozitën për t’i dhënë kurajo që ta nxisë atë për një opozitarizëm dhe një pushtet në të ardhmen, nuk ekziston askund. Kjo është arsyeja se ky lajm është shqetësues për Lul Bashën, sidomos për dy pretenduesit e tjerë të rinj që kanë marrë qindra mijëra euro fonde për të krijuar një koncept konkurrues dhe opozitar brenda Shqipërisë”, tha Haxhiu.

Fraksion.com