“Blinken në Tiranë historike”, Mediu: Vizita të mos përdoret për interesa politike
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar vizitën për herë të parë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Vizitë të rëndësishme e ka quajtur Mediu, duke theksuar se çdo vizitë e një niveli të tillë shërben për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.
Për ‘ Report Tv ’, Mediu tha se kjo vizitë është e rëndësishme për të gjithë rajonin, duke pasur parasysh edhe situatën në të cilën ndodhet bota, lufta në Ukrainë apo edhe paralajmërimet për një konflikt të mundshëm në Ballkan.
“Vizitë e rëndësishme sidomos duke pas parasysh kontekstin, zhvillimet në Ukrainë dhe Ballkan. Pas vizitës do jetë në konferencën e sigurisë në Mynih, me përmasat më të mëdha që zhvillohet çdo vit për çështjet sigurisë ku padyshim edhe Ballkani do ketë rendësi të veçantë. Çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikan merr një rëndësi të veçantë, për të forcuar partneritetin në fusha të ndryshme.
“Vizita ka të bëjë edhe me rajonin. Shqipëria do organizim një takim të shumë vendeve për mbështetjen e Ukrainës. Ky është një moment që vjen edhe në vlerësim të kësaj, konteksti është më i gjerë se Tirana. Por vlerësimi që i bëhet Shqipërisë duhet parë si një moment historik për një partneritet të qëndrueshëm me SHBA”, tha Mediu.
Për Mediun, kjo vizitë nuk duhet të përdoret për interesa politike.
“Nuk duhet të ketë asnjë lëkundje në opinion politik shqiptar që marrëdhëniet me SHBA duhet të jenë sa më të qëndrueshme. Do e shikoja abuzive që të shpërdorohej detyra e tij për interesa politike. Amerika e ka përcaktuar Shqipërinë si partnere strategjike pavarësisht se kush është në qeveri sot apo nesër”, tha Mediu.
Fraksion.com