Blinken dhe Hasani firmosin dy memorandume bashkëpunimi SHBA-Shqipëri
Sekretari amerikan i Shtetit dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, firmosën sot dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ashtu siç dhe ishte njoftuar, pak para konferencës për mediet të Kryeministrit Rama dhe Sekretarit të Shtetit Blinken, Blinken dhe Hasani firmosën “Memorandumin e mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.”
Po ashtu u firmos dhe Memorandumi i mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Fraksion.com