AktualitetPolitikëTë fundit

A ka një kërcënim serioz nga Rusia? Blinken: Jemi duke e marrë shumë seriozisht, po flasim me aleatët

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur për një kërcënim që dyshohet të jetë bërë nga Rusia.

Ai tha se janë duke e marrë seriozisht këtë gjë dhe shtoi se fokusi i Presidentit Biden, është siguria e SHBA dhe popullit të saj.

Pyetja: Kanë dalë informacione për një kërcënim serioz sigurie nga Rusia, ndërsa po kërkohet një përgjigje nga SHBA. Si e konsideroni urgjencën e këtij kërcënimi, dhe cila është përditshmëria që SHBA ka për ta përballur?

“Kjo nuk është aftësi aktive por është dicka potenciale që jemi duke e marrë shumë shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim. Qëndro në gadishmëri. Jemi duke diskutuar me aleatët dhe partnerët për këtë. Fokusi I presidentit Biden është siguria e SHBA dhe popullit të SHBA-së”, u shpreh Blinken

 

Fraksion.com