AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhorja, Shehi nga online-i: Të hiqet zullumnaja e komisionerëve që fusin duart

Kryetari i Partisë Lëvizja per Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi gjatë seancës dëgjimore në Komsionin e Refomrmës Zgjedhore shpalosi katër kërkesat e tij.

Katër kërkesat e tij janë lista të hapura, sistem proporcional, vota e Diasporës, votimi elektronik.

“Unë jam për katër pikat, i kam dorëzu me kërkesën me shpresën se do të ndërtohet me referendum, nuk kam entuziazëm se do të hyet kaq thellë, por këta katër pika janë ato çfarë përfaqësojmë ne, ne jemi një përfaqësues, jo të gjithë, mendimi im bazë është ky, që qytetarët shqiptarë duhet që të kenë një të drejtë proporcionale, jemi për proporcional kombëtar, ligji të punojë kudo edhe për qarqe të vogla, listat të hapen deri në fund. Edhe mund të ndodhin probleme, por me komisionerë na kanë ndodh probleme, do të fusin durët dhe zgjedhjet i kontrollojnë ata, të bëhet me elektronikë. Duhet me pas kurajë  që kjo punë të bëhet, kanë shku para publike sa të duash, ia vlen të harxhohen ca, 2-3% të votave të numërohen edhe me mënyrë fizike, të bëhet elektronikë që të hiqet kjo zullumnaja e komisionarëve, është një histori e vjetër e Shqipërisë, ne flasim për modernizim, por kur vjen puna tek vota është e dyshimtë. Jam për të votu emigrantët, mund të votohet me postë elektronike, ka miliona në botë që e bëjnë, kurse ne s’paskemi?!”, u shpreh Shehi.

 

Fraksion.com