Vlashenti tregon rastin e vetëm që është bërë xheloz për Dojnën
Dojna Mema dhe Vlashent Sata kanë folur për dashurinë e tyre në një kopertinë për revistën “Class”. Ato zgjodhën pikërisht muajin e dashurisë për të ndarë detaje nga jeta e tyre private dhe raporti i tyre familjar dhe padyshim dashuria. Përveç kujtimeve të bukura të tyre në jetë, ata kanë folur edhe për sfidat dhe gjërat e vështira që kanë kaluar së bashku.
Ndjehem shumë xheloz/e kur…
Dojna: Kur? Kurrë! Unë jam nga ata njerëz që besojnë fort se dashuria dhe xhelozia nuk mund të bashkëjetojnë.
Vlashent: Nuk e kam si ndjesi, aq më tepër në mënyrën se si perceptohet kuptimi i kësaj fjale. I vetmi moment që jam ndjerë xheloz ka qenë kur jemi njohur në fillim dhe numëroja orët që nuk ishim afër e ndihesha xheloz për kohën që nuk po kaloja me të. Xheloz për kohën që nuk e kisha në favor, quhet?
Kur e shoh përmes ekranit mendoj…
Dojna: … se është lindur për të krijuar e dhuruar emocion pa kompromis.
Vlashent: …sa me fat jam unë e njerëzit rreth meje që e kanë si model për ta dëgjuar. Edhe kur nuk mendojnë njëlloj, mjafton ta dëgjojnë si artikulon për të qenë dëshmitarë të një vajze që mund të ndryshojë botën.
Kujtimi që do të doja të përjetoja edhe një herë është….
Dojna: Propozimi për martesë nëse do të mund të ndryshoja rrethanat.
Kur e flisnim, gjithmonë i kisha thënë se do më pëlqente të ndodhte me shumë njerëz përreth. Pasi e përjetova në një vend shumë publik, kuptova se do të më pëlqente të kishim qenë vetëm ne të dy dhe Nolan Sol brenda trupit tim.
Vlashent: …të gjitha nga e para, përveç humbjes së baballarëve përkatës.
Nëse do e përshkruaja marrëdhënien tonë me një fjalë, ajo është:
Dojna: ..e zhurmshme, ama shumë e plotë, në të gjitha dimensionet.
Vlashent: …njerëzore, kokëfortë, guximtare.
Mërzitem shumë kur…
Dojna: ..var peshqirët nëpër dyert e shtëpisë. E sa më shumë i them mos ta bëjë, aq më tepër e bën.
Vlashent: Dojna është e mërzitur.
Fraksion.com