“Tur takimesh në bazë” , kreu i grupit parlamentar të PD thirrje demokratëve: Duhet të jeni me ne përballë Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, kanë nisur sot në Shkodër një tur takimesh me demokratët në bazë.
Në fjalën për mediat, Bardhi u shpreh se turi synon për të thithr demokratët që ndodhen në rrugë të gabuar, ndërsa i bëri thirrje të bashkohen në betejën kundër Ramës.
“Shkodra u zgjodh për simbolikën që përfaqëson dhe dega e PD ka qenë pjesë e një sulmi të vazhdueshëm nga qeveria dhe grupet kriminale derisa deformuan edhe vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet lokale , nuk mund të kishte alternativë tjetër për të nisur jetë tur për bashkimin e demokratëve në bazë pas bashkimit të lidershipit.
Bashkimi ka ndodhur, një pjesë e vogël e demokratëve janë në rrugë të gabuar, i ftoj t’i bashkohet PD dhe betejës ndaj Ramës. Duhet të jenë me ne përballë Ramës, jo përballë opozitës”, tha ai.
Fraksion.com