AktualitetPolitikëTë fundit

“Skenarët e opozitës për bllokimin e mbledhjes”, Gjiknuri dhe Alibeaj vendosin takimin online të Komisionit të Reformës Zgjedhore

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sot online. Kjo vendimmarrje është bërë nga dy bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj, duke marrë shkas dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur pas protestave të opozitës në Kryesinë e Kuvendit,  siç raportohet n një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj.

Në mbledhjen e kaluar pati në seancë dëgjimore me shoqërinë civile, sa i takon reformës zgjedhore. Ka pasur diskutime nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe vëmendja është përqendruar dhe te vota e diasporës.

Sot do të kemi një seancë dëgjimore me partitë politike dhe kur të arrihet konsensusi, këto ndryshime do të paraqiten në Kuvend. Kujtojmë se këto ndryshime kërkojnë të paktën 84 vota pro.

 

Fraksion.com