Ish-kryeministri i Holandës dhe gruaja e tij vdesin dorë për dore përmes eutanazisë pas 7 dekadash martesë
Ish-kryeministri holandez Dries van Agt dhe gruaja e tij, Eugenie, vdiqën përmes eutanazisë të hënën e kaluar, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit. Të dy ishin 93 vjeç.
“Të hënën, më 5 shkurt, Dries van Agt vdiq në qytetin e tij të lindjes, Nijmegen, së bashku dhe dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg. Funerali u bë privatisht. Të dy ishin 93 vjeç”.
Si Agt ashtu edhe gruaja e tij kishin patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore për disa kohë përpara se të zgjidhnin të vdisnin. Ish-kryeministri në vitin 2019 pësoi një hemorragji në tru teksa mbante një fjalim në një ngjarje përkujtimore për palestinezët, kauzë të cilës ia kushtoi dekadat e mëvonshme të jetës së tij. Ai kurrë nuk u shërua plotësisht.
Van Agt dhe gruaja e tij ishin shumë të sëmurë, por “nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin”.
Eutanazia e dyfishtë, ose dy persona që marrin një injeksion fatal njëkohësisht, është ende relativisht e rrallë në Holandë, por ngadalë po fiton më shumë popullaritet.
Ajo është e ligjshme në Holandë që nga viti 2002 në kushte specifike. Eutanazia në çift është e rrallë, por ka qenë në rritje atje që nga 26 në 2020, në 58 në 2022, nga gjithsej 9,000 raste eutanazie.
Nuk e dimë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Kush jemi ne për t’i gjykuar? Por na pëlqen të mendojmë se, nëse dashuria ekziston, ndoshta edhe vdekja nuk është më e frikshme.
Van Agt shërbeu si kryeministër midis 1977 dhe 1982 dhe ishte lideri i parë i partisë së Apelit Kristian Demokrat të Holandës.
Fraksion.com