AktualitetTë fundit

A do e falte tradhtinë? Dojna Mema ia thotë hapur Vlashentit

Dojna Mema dhe Vlashent Sata kanë folur për dashurinë e tyre në një kopertinë për revistën “Class”. Ato zgjodhën pikërisht muajin e dashurisë për të ndarë detaje nga jeta e tyre private dhe raporti i tyre familjar dhe padyshim dashuria. Të pyetur rreth tradhtisë, si e shohin ato këtë koncept dhe a do e falnin ja si përgjigjen ato:

A do e falja tradhtinë?! Epo….

Dojna: ..nuk mendoj. Familja është e shenjtë dhe si e tillë duhet të ruhet gjithmonë. Besimi tek njerëzit e shtëpisë na bën të hidhemi edhe mes flakëve për ta. Kur humbet besimi, shkatërrohen themelet! Kështjellat duan baza të forta për të qëndruar në këmbë.

Vlashent: … nuk e di a do ta tejkaloja ndonjëherë thyerjen e besimit. Asnjë njeri nuk i përket askujt, ama besa dhe dhënia e vetes në një marrëdhënie është e shenjtë. E këtu e kam për çdo raport që ka vlerë: në familje, shoqëri apo çift.

Për mua tradhti është edhe kur …

Dojna: …bën llogari, vendos interesin personal përpara familjes.

Vlashent:...fsheh të vërtetën, shkakton dhimbje me qëllim, vë veten para familjes.

Mendoj që problemi më i madh me djemtë sot është….

Dojna: …që disa prej tyre nuk janë të lirë e të pavarur.

Vlashent: ..llastimi nga mamatë e tyre.Po ju flet një djalë shumë i llastuar nga mami dhe babi i vet.  Më është dashur të bëj shumë rrugë vetëm për të kuptuar pak më mirë realitetin që llastimi e mjegullon.

Por edhe vajzat kanë një problem që…

Dojna: … presin të marrin më shumë seç japin. Sikur të mjaftonte vetëm fjalia : “Po unë jam vajzë, ti duhet ta bësh..”

Vlashent: …nuk janë të lira, të pavarura.  I mësojmë vajzat që të jenë të kujdesshme, të bëjnë kujdes, të ruhen nga djem dhe harrojmë më të rëndësishmen: Ti mësojmë të jenë të zonjat e vetes e të lira për të zgjedhur çfarë i do zemra.

 

Fraksion.com