“Kam vizituar 6 herë Emiratet, s’kam parë një polic”, Rama: Ku synoj të jetë Shqipëria
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me Tony Blair, ish-kryeministrin britanik, në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes, u ndal te përfitmet që jep teknologjia.
Ai tha se ndonëse ka vizituar 6 herë Emiratet e Bashkuara, nuk kishte parë kurrë një polic në rrugë.
Më tej kreu i qeverisë theksoi se në skenarin e 5 viteve do të donte që Shqipëria të sillej si një vend i BE-së.
“Nuk na duhet të shtyjmë malet, por të përballemi me sfidat. Kam vizituar mbi 6 herë emiratet e Bashkuara dhe nuk kam parë akoma një polic, kjo falë teknologjisë. Përveç teknologjisë mund të ulim kriminalitetin. Në skenarin e 5 viteve, Shqipëria do të doja të ishte dhe sillej si një vend i BE-së”, tha Rama në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.
Fraksion.com