AktualitetTë fundit

Akuza për pastrim parash, kalon për gjykim dosja e biznesmenit Rezart Taçi

Kalon për gjykim dosja e biznesmenit Rezart Taçi.  Taçi akuzohet për pastrim parash.

Biznesmeni i hidrokarbureve është shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal me të cilin akuzohet se pastroi 18,3 milionë euro të mafias italiane.

Më datë 12 janar SPAK mbylli hetimet për biznesmenin Rezart Taçi, kunatin e tij dhe disa shtetas italianë. Biznesmeni Taçi dhe kunati i tij, Artur Balla, në në bashkëpunim me shtetasit Bledar Lilo, Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, akuzohen për pastrim parash.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

 

Fraksion.com