AktualitetTë fundit

Shtyu të renë drejt vetëvrasjes, Altin Çoku në polici: Foton intime ma shpërndau një shok

Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot se akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes pasi i ka publikuar foto intime së bashku, ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja sesi janë shpërndarë imazhet.

Çoku ka thënë nè polici se pamjet e tij në momente intime me të renë e ka bërë vetë vajza dhe më pas ia ka dërguar atij.

Kujtojmë se 27-vjeçarja në Kamëz, u hodh nga kati i katërt i një ndërtese, duke gjetur vdekjen.

Gjithçka nisi pasi Altin Çoku i publikoi të resë një foto intime në rrjetet sociale.

27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëtëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Por dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Ndërsa në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar për një të afërm si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.

Altin Çoku: Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten.

Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…

 

Fraksion.com