AktualitetLife StyleTë fundit

Provokon Rikja: Unë dua Ilnisën dhe Meritonin në rolet kryesore

Sfida e ‘Vëllait të Madh’ për shfaqjen teatrale ka sjellë debate e provokime në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’. Deri tani po diskutohen dy çifte që mund të luajnë rolin kryesor të ‘Romeo dhe Zhulietës’: Lisi dhe Arta, Heidi dhe Romeo.

Ndërsa në skenat e kërcimit, Graciano ka refuzuar të ketë një rol, ashtu si edhe disa banorë të tjerë të cilët nuk kanë shprehur dëshirë të marrin pjesë në sfidë.

Megjithatë, disa e kanë kaluar me humor dhe provokime. Teksa Juli po ndante detyrat në ‘living’, Rikja ironizon duke kërkuar që në rolin kryesor të jetë Ilnisa me Meritonin, më të cilët ka patur debatet më të shpeshta.

 

Fraksion.com