Life StyleTë fundit

“Prisnin që unë të bëja seks me Gazin”, Meri Shehu e revoltuar pas daljes ngas BBV3

E ftuar në studion e “Fan Club”, Meri Shehu ka folur e revoltuar. Ajo tha se për herë të parë në jetën e saj në 20 vite që punon në televizion nuk kishte dëgjuar komente kaq të pështira.

“Të gjithë gazetarët që mua më përmendin Gazin në mënyrë të mirë ose në mënyrë shumë ordinere, me atë çfarë kam dëgjuar dhe që prisnin që unë të bëja seks me Gazin, them që për herë të parë në jetën time në 20 vite që punoj në televizion nuk kisha dëgjuar një gjë kaq të pështirë, kaq të keqe dhe kaq ordinere. Këta janë gazetarë që kanë folur nëpër media dhe uroj që përfundimisht media shqiptare të pastrohet nga llumi dhe nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, me portalet e vërteta dhe me televizionin e vërtetë. Gazi ka jetën e vet, ka jetën e vet dhe unë kam familjen time, aty ishte një lojë dhe ne ishim pjesë e një loje dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë”, tha Meri.

Gjithashtu, ajo komentoi edhe shoqërinë e saj me Ilnisën, duke thënë se loja e saj është e fortë dhe jo për temperamentin që Meri ka.

“Ilnisës nuk jam frikacake për t’i thënë që më përdore. Ia kam sqaruar që bëra lojën time ashtu siç doja unë. Mua nuk më ka fryrë Ilnisa. Ajo bëri një lojë që është e fortë për natyrën e saj, por nuk është për temperamentin tim”, u shpreh Meri.

Ish-banorja tregon se mbajti anën e Ilnisës vetëm për të mos e tradhtuar, ashtu siç bënë banorët e tjerë, pasi në të kundërt Ilnisa do të kishte dalë.

“Meqë e konsiderova shoqe, mbajta anën e një shoqërie, për të mos tradhtuar edhe unë Ilnisën siç e tradhtuan të gjithë banorët, nëse do e kisha tradhtua dhe unë mbase Ilnisa nuk do të ishte aty por mund të ishte edhe këtu. Qëllimet e mija nuk ishin aq të gjata në Big Brother”, tha Meri.

 

Fraksion.com