AktualitetTë fundit

Nëna dhe vëllai dhunojnë 15-vjeçaren! Pajiset me urdhër mbrojtjeje e mitura

Një rast dhune në familje është raportuar në Fier, ku nëna dhe vëllai kanë dhunuar 15-vjeçaren.

E mitura është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë 40-vjeçarja M. S. dhe i biri 19-vjeçari H. L., të dy banues në Fier.

Në Lushnjë, një ditë më parë, një 54-vjeçar me iniciale G. Q. është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, për pasojë po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Sipas policisë dyshohet se ai vuante nga depresioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com