AktualitetTë fundit

Municion në dyqanin e rrobave: Armë dhe mina futur nëpër tekstile

Në një dyqan në Vlorë janë gjetur mesditën e sotme mina dhe armë luftarake.

Policia ka vënë në pranga një person në lagjen “10 Korriku”, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes e më pas kanë vijuar kontrollin detajuar.

Dyqani ka edhe një mbyllje me qepen, ndërkohë që brenda ka pasur materiale tekstile.

Hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes për të vijuar me gjetjen e detajeve në lidhje me armët e gjetura.

Fraksion.com