AktualitetBota+Të fundit

“Mirë se erdhe në shtëpi”, u thotë Netanyahu pengjeve të shpëtuar nga Gaza

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mirëpriti në shtëpi dy pengjet izraelito-argjentinase të shpëtuar gjatë natës në operacionet e përbashkëta me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në Rafah.

“Fernando dhe Louis – Mirë se vini në shtëpi,” tha Netanyahu në një deklaratë të hënën.
Gjashtëdhjetë vjeçari Fernando Simon Marman dhe 70 vjeçari Louis Har u kapën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, tha IDF.

“Përshëndes luftëtarët tanë trima për veprimin e guximshëm që çoi në lirimin e tyre. Vetëm vazhdimi i presionit ushtarak, deri në fitoren e plotë, do të rezultojë në lirimin e të gjithë pengjeve tanë,” tha Netanyahu. “Nuk do të humbasim asnjë mundësi për t’i sjellë në shtëpi”.

 

Fraksion.com