“Merr fund përçarja”, Bardhi njofton Grupin Parlamentar të PD për mbledhje në selinë e Rithemelimit
Gazment Bardhi, për herë të parë që pas “përçarjes” së demokratëve, kthehet në selinë e Rithemelimit.
Përmes një mesazhi në grupin e “WhatsApp”-it, ai ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 15:00, do të zhvillohet mbledhje e grupit parlamentar, në selinë qendrore të PD.
Kjo do të jetë mbledhja e parë që grupi i deputetëve të Bardhit dhe Sali Berishës, do të zhvillojnë mbledhje në selinë e Rithemelimit.
“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, thuhet në njoftim.