AktualitetTë fundit

Merr flakë pylli në Vlorë, era përhap me shpejtësi zjarrin! Dyshohet se është i qëllimshëm

Në Vlorë ka rënë një zjarr në mbrëmje në brendësi të territorit të pyllit të Sodës.

Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare.

Po digjet një sipërfaqe e me pisha teksa 5 automjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes duke luftuar flakët.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm i vendosur nga persona në zonë. Policia gjithashtu në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë. Për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa.

 

Fraksion.com