Debatet Ilnisa-Sara futen mes miqësisë së Bardhit dhe Meritonit
Nata e sotme ka nisur me debate në shtëpinë e ‘BBV3’. Kjo puntatë rinisi me debatin Ilnisa-Sara, ku dyshja u mundua të sqarojë më tepër detaje rreth debatit të tyre, pavarësisht se në fund nuk shkuan në një sqarim.
Ky debat ka përfshirë dhe dy shokët, Meriton-Bardhi, gjithashtu të dashur të dy vajzave në fjalë.
Dhe pse Sara u shpreh se ka kërkuar një lojë të pastër ndaj Ilnisës kjo e fundit ka kërkuar të mos përfshihen djemtë në këtë situatë.
Sara: “E kanë parë të gjithë që unë i kam këkruar fairplay. Kam dëgjuar që ajo më ruan nga Bardhi dhe kam dahsur që bisedat tona të jenë mes nesh, pa ndërhyrjen e djemve. I kam thënë që nuk më intereson gjë nëse Meritoni është i lumtur. I kam kërkuar lojë të pastër, vetëm unë dhe Ilnisa, i kam thënë lëri djemtë jashtë se janë shok që jashtë. Bardhit i kërkova ndërhyrjen sepse mendova që ishte momenti i duhur, sepse ishte e rëndë kur tha që ‘ty dhe po nuk të gjetën në rrugë nuk të marrin’.”
Ilnisa: “Gjëja që di të bësh më mirë është të gënjesh, të kamuflohesh. Je shumë e zonja të manipulosh. Të kam nxjerrë perla nga goja. “
Sara: “ Ti më provokon gjatë gjithë kohës, mos fut në sherr këta të dy. Nuk mendo që Bardhi e mendon vërtet se unë po luaj me këtë gjë. Kjo nuk ka lidhje me dashurinë e tyre, se sa me personalitetin që shoh te Sara. Në mendimin tim, ata janë komplet të kundërt.”
Sara: “Nuk ka çfarë të duhet ty, më ka zgjedhur ky.”
Ilnisa: “Kjo ka përdorur shumë gjëra, përdor shtratin…”
Fraksion.com