Unë të shtunën do të dal nga ‘BBV3’, për çfarë paralajmëron Fationi
Një vendim tepër i papritur ka ardhur së fundmi nga një prej konkurrentëve të ‘BbV3’, Fation Kuqari.
Gjatë një bisede të zhvilluar në oborr, së bashku me Vesën dhe Albin, Fationi ka deklaruar se nëse fjalët që ai ka thënë nuk dalin ashtu, në ‘Prime-n’ e së shtunës ai do të lërë garën brenda shtëpisë.
‘Nuk dua të prek njeri në burrëri, se e di çfarë do të thotë ajo të prekësh, por unë i pashë dje vëlla, nuk duhet të nxitohesh në fjalët që thua. Edhe unë dhashë një fjalë, u betova për gjënë më të shtrenjtë, për mbesën time dhe nëse nuk është ajo unë të shtunën do dal nga “Big Brother”.’- ka thënë Fationi.
Fraksion.com