SPAK konfiskon pasuritë e Gëzim Cafit
Një ndër komplekset më të bukura të qytetit të Shkodrës ka kaluar në pronësi të shtetit shqiptar. Me kërkesë të SPAK, një objekt tre katësh me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, që përfshin një bar-restorant-hotel, është konfiskuar me vendim të gjykatës.
“Princi i Liqenit” rezulton në emër të bashkëshortes së Cafit, Violeta Cafi. GJKKO njoftoi sot se ka vendosur konfiskimin e pasurive të Gëzim Cafit, i dënuar për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Po ashtu në sekuestro është vendosur edhe një truall me sipërfaqe 900 m2.
Pasuria e Gëzim Cafit u hetua gjatë operacionit ‘Forca e Ligjit’ ku u vendos fillimisht në sekuestro ndërsa tashmë me kërkesë të prokurorisë gjykata ka miratuar konfiskimin e tyre.
Gëzim Cafi, u deklaruar fajtor nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, ne vitin 2005 për “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje.
Fraksion.com