AktualitetPolitikëTë fundit

Hasani: Të sigurohemi se nuk do të ketë një Banjskë të dytë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar në lidhje me mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë së OKB, të thirrur nga Serbia për të diskutuar mbi Kosovën.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasani tha se duhet të sigurohemi se një sulm si ai i Banjskës të mos përsëritet.

Ai tha se Shqipëria duhet të qëndrojë krah Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm dhe të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.

“Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës”.

Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, shkroi ai.

 

Fraksion.com