Rusi, politikanit i refuzohet kandidatura për zgjedhjet presidenciale
Politikani rus Boris Nadezhdin, i cili ka kundërshtuar luftën ndaj Ukrainës, nuk u lejua që të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lehtëson mundësitë që Presidenti Vladimir Putin të fitojë mandatin e pestë në pushtet.
Boris Nadezhin-it i nevojiteshin 100 mijë firma për të garuar si kandidat për president, një detyrim ligjor për kandidatët e partive politike që nuk janë pjesë e Parlamentit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se 9000 firma ishin të pavlefshme, çka i hoqi atij mundësinë që të kualifikohej për të marrë pjesë në zgjedhje.
60 vjeçari ka bërë publikisht thirrje për të ndërprerë luftën ndaj Ukrainës dhe për nisjen e dialogut me Perëndimin. Mijëra rusë në mbarë vendin muajin e kaluar firmosën për të mbështetur kandidimin e tij, një akt i pazakontë i mbështetjes së opozitës në një terren politik që kontrollohet plotësisht nga Kremlini.
Zoti Nadezhin i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta shtynte vendimarrjen, por ai refuzoi. Ai tha se do të apelonte vendimin./voa
Fraksion.com