AktualitetPolitikëTë fundit

“Nikolla doli me ambulancë nga Kuvendi”, Noka: Kudo që t’i shohin qytetarët t’i hedhin vezë, domate e çdo gjë!

Në një deklaratë për mediat, Flamur Noka është shprehur se ata që qëndrojnë në pushtet do gjuhen me vezë e domate kudo që do shihen.

Ndërsa ka paralajmëruar të tjerë aksione nga opozita, Noka tha se jo vetëm vezë e domate, por çdo mjet do të përdoret ndaj këtij regjimi. Ai ftoi që këtij aksioni t’i binden dhe qytetarët.

“Nikolla doli me ambulancë. Ky është Kuvendi që të përjashtosh gjithë opozitën. Të kërkosh që të heshtin dhe mos të reagojnë. A ka parlament tjetër që ndodh kjo gjë?
A ka vend që opozita kërkohet me çdo kusht që të burgohet? A mund të na thotë dikush se çfarë i ka ngelur opozitës. Jo vezët, dhe domatet, po asnjë nga qeveria, Linda e parlamentit s’do të gjejnë paqe më. Do të kenë vetëm domate dhe në shtëpitë e tyre. Ka kaluar çdo limit ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo që t’i shohim. Ku t’i shohin ti përbaltin dhe ti përbuzin.”, tha ai.

“Kudo që t’i shohin të konsiderohen si armiq të demokracisë, qytetarët t’i hedhin vezë, domate e çdo gjë, kjo është rruga e vetme e kësaj bande në pushtet. Ata që noterizojnë krimin, trafikun e drogës, vjedhjes, ata që janë shndërruar në pirranjat e këtij vendi, duhet të dinë që shqiptarët do i përndjekin kudo që shkojnë. Me këto forma që të nënshtrojnë opozitën ta harrojnë, opozita sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit, 5 shkurti ishte një sinjal i qartë që të frenojë këtë që bën, 20 shkurti ditë e shënuar për mesazhin që do i japim bandës së pushtetit, zëri i këtij populli do ngrihet dhe kur ngrihet populli nuk ka regjim. Ne do e mbajmë aksionin në çdo formë dhe mënyrë, tani po ju them pas 20 shkurtit do shihni një hap tjetër edhe në raport me ketë narkoparlament.”, tha Noka.

 

Fraksion.com