AktualitetTë fundit

“Hajde se ka vdekur Gaqo”, dëshmia e fqinjës: Ishte i mbytur në gjak, po rënkonte

Një fqinjë e 81-vjeçarit Gaqo Tili, i cili u gjet mes gjakut dhe me plagë në kokë, mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Korçë, tregon se dera ishe hapur dhe gjetën të moshuarin e shtrirë, të mbuluar nga gjaku.

Në ato momente ai po rënkonte dhe menjëherë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Sipas saj shtëpia e tij ishte rrëmujë dhe çdo cep ishte i mbuluar nga gjaku. Gaqo sipas fqinjëve, jetonte vetëm pasi i kishte vdekur gruaja, nuk kishte fëmijë dhe nuk ishte një njeri problematik apo konsumator i alkoolit.

FqinjaIshte i shtrirë, i mbytur në gjak. Ne e lajmëruam policinë bashkë me komshijen. Jam në të njëjtin kat me zotërinë, por nuk dëgjuam asnjë gjë. Nuk ishte njeri që pinte, vetëm për qejfin e tij shumë pak. Nuk dilte nëpër lokale dhe shoqërohej vetëm me të pallatit. Jetonte vetëm, gruaja i ka vdekur dhe nuk ka asnjë fëmijë dhe asnjë njeri tjetër. Një motër e kishte të moshuar, më të madhe se veten e tij. Ishte i gjakosur në të gjithë trupin nga fytyra e poshtë.

Në mëngjes pas orës 7:00 vjen komshija dhe na troket në mur me shumë shpejtësi. Dal unë dhe më thotë hajde se ka vdekur Gaqoja. Dera ishte e hapur, kur e shohim ishte i tëri i shtrirë, i mbuluar nga gjaku dhe kaq. Lajmëruam ambulancën. Hymë brenda dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak në të gjitha anët. Zotëria rënkonte. Morëm edhe ambulancën dhe spitalin. Tani na thanë që është rëndë në spital.

 

Fraksion.com