Atentati në Shkodër, Policia: I plagosuri është qëlluar teksa ndodhej në makinën e ndaluar
Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, të shtënat me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku” të qytetit. Autori i atentatit ka patur një shënjestër shtetasin Sel Brahimi, i cili mbeti i plagosur.
Në momentin e atentatit, ky i fundit ndodhej në makinën e tij tip “Citroen” e cila ishte e ndaluar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit Sel Brahimi (e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi Sel Brahimi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Frakaion.com