Zbulohet ku banon Arben Ahmetaj, ja adresa në Lugano të Zvicrës!
Kontrata e depozituar nga kompania lobuese ‘Prism Group’ e kontraktuar nga Arben Ahmetaj incidentalisht kanë zbuluar dhe se ku banon aktualisht ish/zvkryeministri në arrati.
Arben Ahmetaj banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.
Adresa është: Viale Stefano Franscini 11 6900, Lugano, Switzerland (Zvicër).
Aty banon dhe me bashkëshorten e vet Erjola Hoxha dhe vajzën. Shqiptarja.com përmes google maps sjell dhe zonën Viale Stefano Franscini ku banon Ahmetaj.
Marrëveshja është firmosur nga Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha më 15 janar 2024.
Sipas dokumenteve të kontratë të cilat janë publike, pagesa e kontratës së lobimit është marrë përsipër nga partnerja e tij Erjola Hoxha, babai dhe kunata e saj si dhe nga një tjetër person me lidhje familjare të saj, Ermand Hoxha, me nënshtetësi dhe banim në Shtetet e Bashkuara.
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”. Dokumentet e lobimit, janë depozituar nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA, të Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Kompania e lobimit të kontraktuar nga Ahmetaj, Prism Group thotë në deklaratën e saj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA, regjistruar më 25 janar 2025, se ajo “do të advokojë për llogari të dy të huajve: Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, që të dy shtetas shqiptarë”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan “të kontaktojnë elemenentë të ekzekutivit dhe legjislativit të qeverisë së shtetit amerikan në përmbushje të detyrimeve kontraktore”.
Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.
Marrëveshja mban datën 15 janar 2024 dhe do të vijojë deri më 16 korrik 2024.
Kontrata parashikon pagimin e 150 mijë dollarëve për zbatimin e saj, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë çdo datë 1 të muajit prill, maj, qershor dhe korrik.
Pak ditë më parë doli në televizionin e Berishës për të akuzuar Ramën se donte ta bënte kokë turku. Gjatë intervistës nuk bëri publik vendndodhjen por tha se “nga 1 Janari jetoj në një shtëpi në pronësi të bashkisë të atij qyteti ku jetoj zyrtarisht”, gjë që linte të kuptohej se ai nuk po jetonte i fshehur, e se sipas të gjitha gjasave ka nisur procedurat për azil’
Zëri i Amerikës shkruan se Prism Group ndërkohë ka pajtuar si nënkontraktore zonjën Mary Catherine Andrews, me një të kaluar në institucione ndërkombëtare dhe në strukturat qeveritare amerikane, së cilës do t’i kalojë gjysma e shumës që do të paguhet nga ish zëvendëskryeministri e partnerja e tij.
Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Foto: Viale Stefano Franscini 11, Lugano, Switzerland
Pjesë e kontratës me kompaninë amerikane, ku shkruhet dhe adresa e Ahmetajt ( e vijezuar me te kuqe)
Pjesë e kontratës me firmën e lobimit Prism group e firmosur nga Arben Ahmetaj e Bashkeshortja dhe përfaqësuesit e firmës
Pjesë e kontratës ku identifikohet se kush do bëjë pagesën, partnerja e Ahmetajt Erjola Hoxha, babai dhe kunata e saj si dhe Ermand Hoxha./shqiptarja.com
Fraksion.com