“Dëshmitarët të mos heshtin”, Gërdeci, Mediu: I gatshëm të ballafaqohem me Luan Hoxhën
Është shtyrë për në datën 21 shkurt seanca e radhës në GJKKO për masakrën e ‘Gërdecit’. Në seancën e ditës së sotme në listën e dëshmitarëve ishte edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, i cili nuk u paraqit duke qenë se jeton në SHBA.
Ndërkohë SPAK kërkoi edhe marrjen në pyetje të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili në një deklaratë për mediat tha se ishte i gatshëm të ballafaqohet edhe me ish-shefin e Shtabit të Përgjitshëm Luan Hoxhën.
“Ballafaqimi është kërkuar nga prokuroria. Unë e kam kërkuar ballafaqimin me çdo ushtarak. Besoj se kjo është gjëja më e mirë. Ministri i Mbrojtjes ka detyrat dhe autoritetin e vetë, shefi i shtabit ka detyrën e vetë”- tha Mediu.
“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj. Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.
Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”- tha Mediu.
Fraksion.com