AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Firmoset sot dokumenti përfundimtar i njohjes reciproke të sigurimeve shoqërore me Italinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e sotëm lajmin e mirë se  sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë.

Kryeministri Rama shkruan se do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj. Po ashtu përfitues janë edhe italianët që jetojnë në vendin tonë.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm Igli Hasani do të përmbyllë vizitën në Itali ditën e sotme, 6 shkurt. Rreth orës 10:30 Hasani do të pritet nga homologu Antonio Tajani, të cilët do të firmosin marrëveshjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Nga kjo marrëveshje do të përfirojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali, si edhe italianët në vendin tonë.

Fraksion.com