AktualitetTë fundit

Një tjetër 34-vjeç mbante kyçur gruan, e vëzhgonte me kamera dhe e dhunonte

Një tjetër rast “burgosjeje” raportohet në kryeqytet, ku një 34-vjeçar mbante mbyllur dhe vëzhgonte me kamera bashkëshorten.

Sipas policisë, i riu ushtronte edhe dhunë ndaj gruas, ndërkohë që monitoronte gjatë gjithë kohës lëvizjet e saj, nëpërmjet kamerave të instaluara në banesën, që ndodhet në zonën Kodër Institutit.

Autori është identifikuar si Asqeri Mandri. Ai u arrestuar nga policia dhe pritet të vihet nën hetim nga Prokuroria.

Kujtojmë se vetëm dy javë më parë në kryeqytet, një rast tjetër i ngjashëm u raportua, sipas të cilit Jetnor Zhaboli mbante burgosur nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur në shtëpi.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike.

Sa herë që ai largohej, u ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes. Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres asaj, e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj, ku u linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

 

Fraksion.com