AktualitetTë fundit

Kapen me 1 kg e 500 gramë kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona! Një tjetër në kërkim

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me 1 kg e 500 gramë kokainë.

Në pranga ranë 37-vjeçar E.G dhe 33-vjeçari F.Ç të dy nga Tirana, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e një personi tjetër B.K i cili dyshohet se është bashkëpunoëtori i dy të arrestuarvë,

Dy të arrestuarit u kapën në Bulevardin e Kasharit, ku gjatë kontrollit në banesën e  shtetasit E. G., u gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com