AktualitetPolitikëTë fundit

Bardhi: Do kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre, s’ lejon deputetët e opozitës të futen në Kuvend

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi tha  se do të kallëzojnë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për shpërdorim detyre pasi nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të futen në Kuvend. Bardhi tha  se nuk mund të përjashtohen vetëm përse mbajnë pankarta në duar.

“S’mund të përjashtosh deputetë vetëm se mbajnë pankarta në duar. Dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë. Kryetarja e kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë nis seancën me gjysmën e sallës bosh duke marrë edhe autoren e kryerjes së asaj vepre penale. Do kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre dhe kujtdo tjetër që ka shkelur ligjin duke penguar deputetët e opozitës në Kuvend”, tha Bardhi.


Fraksion.com