AktualitetRajoniTë fundit

17-vjeçari godet me thikë mësuesen

Një nxënës 17-vjeçar me probleme mendore ka qëlluar me thikë mësuesen e tij 57-vjeçe në hyrje të një shkolle të mesme në Varese, pranë Milanos.

Ai ka qëlluar 3 herë me thikë pas shpine mësuesen. Mësuesja është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sulmi është parë nga dy kolegë të mësueses, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Drejtori i shkollës tha se adoleshenti vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Fraksion.com