“Veprimtaria e 4 grupeve kriminale”, prokurori Mara: Në Shqipëri u sekuestruan 200 llogari bankare
Një operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences
Bëhet me dije se që në orët e para të mëngjesit të sotëm, karabinierë kryen ekzekutime në të gjithë territorin kombëtar dhe me mbështetjen e forcave policore shqiptare, spanjolle, holandeze dhe gjermane, në vende të tjera të Bashkimit Evropian, raportojnë mediat italiane.
Operacioni çmonton një organizatë të strukturuar kriminale të natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri.
Në një konferencë të përbashkët me prokurorët e antimafias, Prokurori i SPAK Vladimir Mara tha se kishin dokumentuar veprimtarinë e 4 grupeve kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në pothuajse të gjithë Europën duke e furnizuar me sasi të konsiderueshme lëndës narkotike
Anëtarëve të grupeve kriminale u janë sekuestruar dhe pasuritë mes tyre 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare.
Prokurori Mara ka dhënë detaje për goditjen e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës në vendet e BE. Ai ka theksuar se në kuadër të këtij operacioni, hetimet e të cilit kanë zgjatur 2 vite, në Shqipëri janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e pasuri të personave të përfshirë.
“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që dyshohet se janë krijuar në sajë të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës”- tha mes të tjerash prokurori.
Fraksion.com