AktualitetTë fundit

Silllte në Shqipëri vaj ulliri fallco, kapet 48-vjeçari në Greqi

Një shtetas grek 48 vjeç është ndaluar nga policia greke në vendin e quajtur Koropi në Athinë, pasi u gjet të falsifikonte vajin e ullirit të etiketave të ndryshme.

Policia thotë se autori importonte nga Bullgaria dhe Moldavia sasi të mëdha vaji bimor, kryesisht luledielli ose kikiriku dhe pasi e përpunonte me lëndë kimike dhe aromatizues, e kthente atë në vaj ulliri të virgjër dhe ekstra të virgjër, të cilin e shiste në markete dhe një sasi të madhe e eksportonte me etiketa të ndryshme në Shqipëri dhe Bullgari.

Në cilësinë e provës materiale u gjet sasia prej 14 ton vaj bimor, sasia prej 6 ton vaj i përpunuar dhe falsifikuar me etiketë të gatshme dhe në dukje ulliri, dy automjete, sasi lëndësh kimike dhe aromatizues të ndryshëm.

Policia ka në dorë edhe një axhendë të tij, në të cilën dokumentohen edhe pikat e shitjes brenda dhe jashtë Greqisë si dhe pikat e furnizimit të tij.

Kohët e fundit është vënë re një tentativë e shtuar e falsifikimit të vajit të ullirit, pasi sasia e vogël e prodhuar këtë vit ka bërë që çmimi i vajit të ullirit në Greqi të kalojë 10 euro litri.

 

Fraksion.com