AktualitetPolitikëTë fundit

Hasani në Romë për firmosjen e marrëveshjes së pensioneve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani viziton sot Romën ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus këtë këtij takimi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, bashkëpunimi rajonal si dhe integrimi ekonomik.

Takimi do të drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani.

Ndërsa të martën Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani.

Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Synimi është rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë, si në nivel dypalësh tashmë me një gamë të gjerë bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ashtu edhe në atë shumëpalësh, sidomos në integrimin evropian, duke rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për një proces të përshpejtuar integrues deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zv.kryeministri dhe MPJ Tajani.

 

Fraksion.com