AktualitetBota+Të fundit

SHBA-ja i nis sulmet hakmarrëse ndaj caqeve iraniane në Siri dhe Irak

Forcat amerikane i kanë filluar sulmet hakmarrëse ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe në Irak, thanë zyrtarët amerikanë të premten vonë.

Sulmet amerikane janë hakmarrje ndaj një sulmi me dron në Jordani, ku u vranë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën 34 të tjerë më 28 janar, për të cilin Uashingtoni e fajësoi Teheranin.

“Përgjigja jonë filloi sot. Do të vazhdojë në vendet dhe në kohët që ne zgjedhim”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një komunikatë pak pas fillimit të sulmeve.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme, apo diku tjetër në botë. Por, ata tëmund të kërkojnë të na bëjnë dëm neve, ta dinë këtë: Nëse e lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, tha Biden.

“Forcat ushtarake amerikane i goditën më shumë se 85 caqe, me shumë avionë luftarakë për të përfshirë bombardues me rreze të gjata veprimi që fluturuan nga Shtetet e Bashkuara”, tha ajo.

Komanda amerikane tha se goditi komanda kontrolli, qendra, qendra të inteligjencës, predha, raketa, depo të dronëve dhe ndërtesa për furnizim me municion të grupeve të milicive.

Mediat shtetërore siriane thanë se “agresioni amerikan” shkaktoi një numër vrasjesh në disa pjesë të zonave të shkretëtirës së Sirisë përgjatë kufirit me Irakun.

Sulmi me dron të dielën e kaluar ishte i pari vdekjeprurës ndaj trupave amerikane prej se shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit në tetor, si dhe shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve që e kanë ngufatur Lindjen e Mesme.

Prej atëherë, Biden i ka shqyrtuar mundësitë për t’u përgjigjur dhe pritjet kanë qenë se do të ketë sulme hakmarrëse, por nuk ka qenë e qartë se kur do të përgjigjet SHBA-ja.

I pyetur të martë e kaluar nëse do të përgjigjet ndaj sulmit, Biden kishte thënë “po”.

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi vdekjeprurës i 28 janarit në Jordani u krye nga milicia e sponsoruar nga Irani, Kataib Hezbollah në Irak, dhe u zotuan se do t’i mbanin përgjegjës ata që kishin gisht në këtë në kohën dhe në vendin që e zgjedh Uashingtoni.

Më 31 janar, ekstremistët e Kataib Hezbollah në Irak njoftuan “pezullimin” e operacioneve kundër forcave amerikane. Ky grup tha se pezullimi nënkupton shmangien e “turpërimit” të Qeverisë së Irakut dhe la të kuptohej se sulmi me dron lidhej me mbështetjen amerikane për Izraelin në luftën në Gazë../REL

 

Fraksion,com