AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm në Alabama: NATO forcon bazën tonë industriale të mbrojtjes

Duke folur në objektin e Lockheed Martin në Troy, Alabama, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg theksoi rolin vendimtar të NATO-s në krijimin e një tregu të gjerë për shitjet dhe prodhimin e mbrojtjes. Ai vuri në dukje se “vetëm gjatë dy viteve të fundit, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të blejnë armë me vlerë 120 miliardë dollarë nga kompanitë e mbrojtjes amerikane”.

Stoltenberg nënvizoi se populli ukrainas po e mbron vendin e tij me guxim dhe vendosmëri, por në mënyrë thelbësore edhe me armë dhe municione të ofruara nga aleatët e NATO-s , “jo më pak me raketat antitank Javelin të bëra pikërisht këtu në kontenë Pike”. theksoi ai të mërkurënmë31 janar 2024,

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg është në Shtetet e Bashkuara këtë javë (27 janar -1 shkurt 2024)  për të diskutuar mbajtjen e mbështetjes së fortë për Ukrainën dhe përgatitjet për Samitin e 75-vjetorit të NATO-s në Uashington DC.

Si pjesë e vizitës së tij në SHBA, Sekretari i Përgjithshëm ishte në Troy, Alabama  më 31 janr 2024, për të vizituar objektin e kontrollit të raketave dhe zjarrit të Lockheed Martin. Sekretari i Përgjithshëm do të mbyllë udhëtimin e tij duke vizituar selinë e Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së në Tampa, Florida më 1 shkurt 2024.

 

Fraksion.com