Life StyleTë fundit

“Në mundsh”, romanca e Princ Lekës me fotografen!

Princ Leka disa javë më parë njoftoi ndarjen e tij nga bashkëshortja, Elia Zaharia me të cilën ka edhe një vajzë, Geraldinën. Edhe pse prej kohësh përflitej se kishte një krisje mes çiftit, princi dhe aktorja e njohur vendosën ta konfirmonin zyrtarit, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë pas ndarjes, po përflitet se Princi ka nisur një lidhje të re me fotografen e familjes mbretërore, Blerta Celibashi.

Më herët dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit gjatë festave të fundviti, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim mbi këtë romancë rozë. Ndërkohë, Blerta ka postuar në Instagram, një video me poezinë e Reshat Arbanës teksa interpreton “Në mundsh”. Në këtë postim, ka reaguar edhe princi i cili ka postuar një emoi me zemra, koment i cili është pëlqyer edhe nga Blerta.

Ky koment i Princ Lekës trazon sërish rrjetin, për romancën

Kujtojmë se  më herët në mes të gjithë vorbullës së lajmeve se Princ Leka ka nisur lidhjen me një fotografe, vetë Princi publikoi në InstaStory një aparat fotografik.

 

Fraksion.com