Korçë: Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë
Nënë e bijë 74 dhe 54 vjeçe u gjetën të pajeta sot banesën e tyre në lagjen 17 në Korçë.
Personat e gjetur të pajeta janë Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54 vjeç janë gjetur pajetë në banesë.
Policia ka informuar se vdekja e tyre ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se e para që ka humbur jetën ka qenë vajza, pasi mund të ketë pësuar arrest kardiak.
Ndërkohë, nëna e saj ishte e paralizuar dhe ishte pikërisht vajza që kujdesej për të. Por, pasi vajza ka ndërruar jetë, e moshuara mund të ketë humbur jetën pasi nuk ka marrë medikamentet, ndërsa nuk përjashtohet dhe ndonjë rrethanë tjetër që lidhet me shëndetin e saj.
Fraksion.com